Maqedoni

Covid 19, 693 raste të reja, dy viktima në 24 orë

10.08.2022 17:40

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.480 teste...

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.480 teste, ndërsa janë regjistruar 693 raste të reja, 170 prej të cilave riinfektime.
 
Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar dy viktima. Në Shkup (77) dhe Bogdanci (77). Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 826 pacientë të shëruar.
 
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 333.360, numri i të shëruarve është 319.717, numri i të vdekurve është 9.400, ndërsa numri i rasteve aktive është 4.243.