QMK: Janë shuar 26 zjarre në 24 orët e fundit
10.08.2022 18:00
Qendra për Menaxhim me Krizat....

Qendra për Menaxhim me Krizat, thotë se gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 26 vatra. Gjithsesi ende ka vatra aktive.
Zjarri në fshatrat Vapila dhe Sirula në Ohër është ende aktiv, po digjet pyll me pisha e dushk . Është intervenuar me një automjet zjarrfikës me tre zjarrfikës dhe tre persona të ndërrmarja “Galiçica”.
Zjarr aktiv ka edhe në fshatin Shupli Kamen, ku po digjet bar i thatë, e ku është intervenuar me 1 automjet dhe 4 zjarrfikës.
Ndërkohë, është shuar zjarri prapa pompës së benzinës në autostradën në Kumanovë drejt vendkalimit kufitar Tabanoc, ku digjej barë i thatë.
