Protesta me kërkesën për shkarkimin e Jabllanoviçit
17.01.2015 15:32
Prej disa ditësh në Gjakovë dhe qytete tjera të Kosovës po kërkohet shkarkimi I Ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq, i cili ditë më parë ka ofenduar rënd gjakovarët, duke i quajtur egërsira....

Një protestë e tëllë është paraparë të mbahet sot në Gjakovë, ndërsa nga Këshilli organizues i protestave, ku përfshihen aktivistë të shoqërisë civile, OJQ-në “Thirrjet e Nënave”, përfaqësuesit e OVL të UÇK -së në Gjakovë, si dhe përfaqësuesit e subjekteve politike, sot përveç thirrjes për protestë nga ora 14:00, kanë ftuar qytetarët që nga ora 11:00 të nënshkruajnë dëshminë për kallëzim penal ndaj fyerjeve që ju bëri Jabllanoviq qytetarëve të Gjakovës.Ndërsa dje u protestua në Qytetin e Pejës.
