Maqedoni
Parashikimi i motit
11.08.2022 08:54
Moti sot paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare....

Moti sot paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e pasdites dhe të natës në shumë vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të keq me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fuqishme, shkarkime elektrike dhe breshër.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10°C deri në 20°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 25°C deri në 34°C. UV indeksi = 7.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite dhe në mbrëmje në pjesë të luginës do të jetë mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 19°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 29°C.
