Ekspertët,partitë të kenë më shumë përgjegjësi
Klasa politike në Maqedoni mos të presë zgjidhjen e problemeve nga jashtë, por të vetëdijesohet dhe me përgjegjësi të përballet me zgjidhjen e tyre...

Ndryshe nga e kaluara, faktori ndërkombëtar ndjehet i lodhur nga taktizimet e partive politike, thotë analisti, Ibrahim Memeti. Ndërkohë, profesori, Agim Nuhiu, vlerëson se moskthimi i opozitës në kuvend thellon edhe më shumë krizën politike në vend.
“Shihet qartë te faktorët e jashtëm sidomos te UE i cili është më i interesuar për këto tema konkrete shihet një lodhje nga intervenimi ose sugjerimi për atë se kush duhet të bëjë, prandaj këto kritika janë në bllok. Mendoj se ky është një problem serioz për Maqedoninë të cilin është vështirë për ta zgjedhur nga jashtë. Instrumente për detyrimin e deputetëve në disa shtete edhe ka. Në Maqedoni nuk ka kësi instrument përveç marrjes së mandateve. Mendoj pa marrë parasysh se cila parti si vepron në këtë kontekst dëmi është i madh për vendin dhe qytetarët sepse qytetarët janë ata të cilët e presin rezultatin e dialogut politik” – tha analisti, Ibraim Memeti.
“Vlerësoj se mosmarrja pjesë e deputetëve të opozitës në punimet e parlamentit dhe fakti tjetër inicimi i procedurës për marrjen e mandateve të deputetëve do të bëjë që parlamenti të bie në krizë më të madhe të përfaqësimit sepse do tu lihet mundësia pa prevencion pa intervenime në mënyrë arbitrare që kuvendi të implementojë dhe të zhvillojë politikën ligjvënëse në vend” – tha profesori universitarë, Agim Nuhiu.
Nga ana tjetër, analisti, Petar Arsovski, vlerëson se ndoshta është i nevojshëm një presion më i madh i faktorit ndërkombëtar mbi spektrin politik të vendit, por sipas tij, pavarësisht kësaj, nevojitet zgjidhje sistemore dhe vullnet për t’i zbatuar marrëveshjet eventuale midis aktorëve politik.
“Nëse varemi vetëm nga vullneti i partive për dialog politik nuk besoj se mund të arrijmë shumë. Mendoj se megjithatë do të duhej një lloj shtypje të faktorit ndërkombëtarë që ata të ulen me dëshirë të sinqertë dhe ta zhvillojnë dialogun. Mendoj se faji është distribuuar në mënyrë të barabartë por krahas asaj rezultatet i marrëveshjeve të tilla do të duhej patjetër të aplikohen sipas ndonjë zgjidhje sistemore” – tha analisti, Petar Arsovski.
Vullneti politik dhe përgjegjësia e klasës politike, thonë ekspertët, mund t’i ndihmojë ata të tejkalojnë ngërçin polik midis tyre dhe opozita të kthehet në kuvend, në të kundërtën, do të vazhdojnë të shohin vërejtjet në raportet e bashkësisë ndërkombëtare në adresë të aktorëve politik të vendit. (Naim Ramadani, TVM2)
