Maqedoni
Institucionet e sigurisë dhe MPJ, ska konfirmim për luftëtarë nga RMV në Ukrainë
11.08.2022 13:30
Edhe përkundër pretendimeve ruse, institucionet e sigurisë në Maqedoninë e Veriut....

Edhe përkundër pretendimeve ruse, institucionet e sigurisë në Maqedoninë e Veriut deri më tani nuk kanë regjistruar pjesëmarrje të qytetarëve tanë në luftën në Ukrainë nga asnjëra palë, thot koordinatori nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit, Zlatko Apostoloski. Ai thekson se situata me krizën ruso-ukrainase po monitorohet vazhdimisht.
Nga ana tjetër, Ministria ruse e mbrojtjes thot se që nga fillimi i luftës e deri më tani, në Ukrainë kanë luftuar 79 shtetas të maqedonisë, nga të cilët 26 janë vrarë, 21 janë kthyer dhe sipas të dhënave deri më 5 gusht, në front janë edhe 32 persona.
“Deri më tani, institucionet e sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk kanë regjistruar pjesëmarrje të qytetarëve tanë në luftën në Ukrainë nga asnjëra palë. Situata është duke u monitoruar vazhdimisht dhe për të gjitha të dhënat e marra në lidhje me njoftimin e agjencisë informative ruse do të njoftoheni me kohë përmes zyrës për shtyp të qeverisë.”, thotë në përgjigjen me shkrim për servisin publik Zlatko Apostoloski, koordinator kombëtar për terrorizëm.
Ndërsa nga minsitria e jashtme thonë se nuk kanë informacion për pjesëmarrjen e mundshme të qytetarëve të vendit në luftën në Ukrainë.
“Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka informacione relevante në lidhje me pjesëmarrjen e mundshme të qytetarëve tanë në luftën në Ukrainë, e as për vdekjen e qytetarëve tanë në luftë. MPJ e monitoron vazhdimisht dhe me kujdes situatën përmes ambasadës në Ukrainë. Sapo të ketë informacione të reja, opinioni do të informohet.”, thonë në Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.
VLORA LATIFI TOPOJANI
