Maqedoni

Epidemiologët: Lia e majmunit, transmetimi është i vështirë por i mundur

11.08.2022 14:02

Pas dyshimeve të para për paraqitjen e lisë së majmunit në vëndin tonë, epidemiologët thonë se personat e infektuar...

Pas dyshimeve të para për paraqitjen e lisë së majmunit në vëndin tonë, epidemiologët thonë se personat e infektuar nuk kanë pasqyr të rëndë klinike dhe se smundja vështirë transmetohet nga një person të tjetrin, por megjithatë i mundur infektimi. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Klinikën e Infektologjisë nuk është hospitalizuasr asnjë pacient i dyshuar me linë e majmunit, përveë njoftimit nga spitali i Kërçovës, për një pacient të dyshuar. 
 
“Lia e majmunit është një lloj smundje që nuk është aq e rëndë dhe transmetimi nga një person në tjetrin është më i ngadalshëm por megjithatë është i mundur. Por dallimi i vetëm nga Kovid 19, është smundja që transmetohet vetëm nëse qëndrojmë shumë afër dhe për një kohë të gjatë me personin e prekur me linë e majmunit. Qfar do të thotë kjo, nëse i sëmuri ka probleme respiratore pra kollitet, apo teshtin virusi nuk transmetohet nëpërmjet ajrit, por i njejti nëse qëndron gjatë mes njerëzve mund t’i infektojë të tjerët. Pra, lia e majmunit nuk mund të merret me një kontakt të vetëm.”, tha një epidemiolog.
 
Rasti i parë në Maqedoni dyshohet të jetë paraqitur në Kërcovë, një qytetar rreth të 40-ave i sapokthyer nga Austria është paraqitur për kontrolle të mjeku amë me shenja të Lisë së majmunëve. Atij i është dhënë udhëzim që të bëjë kontrolle në dermato-venerolog dhe infektolog me kërkesën që të lajmërohet në Klinikën Infektive, për t’u vërtetuar nëse bëhët fjalë për linë e majmunave apo për ndonjë smundje tjetër por i njejti ka refuzuar kategorikisht të bëjë analizat.
 
FARIJE DAUTI BAKIU