Maqedoni

Konferencë, "Të rinjët në Ballkanin e hapur"

11.08.2022 14:25

Ballkani i hapur hap mundësi dhe perspektiva të reja që mundësojnë përparim të sigurt të rajonit ndërsa e ardhmja e të rinjëve....

Ballkani i hapur hap mundësi dhe perspektiva të reja që mundësojnë përparim të sigurt të rajonit ndërsa e ardhmja e të rinjëve është fokusi i politikave të përbashkëta të vendeve nga Ballkani i hapur u tha në Konferencën "Të rinjët në Ballkanin e hapur". Do të krijohet strategji e cila do të duhet të përmirëson politikat për hapjen e vendeve të punës për të rinjë. Nga konferenca e sotme, përveç rekomandimeve dolën edhe porosi deri tek i gjithë Ballkani. Të rinjët të jenë gjithnjë e më shumë ata që vendosin, të kenë qasje 100% deri tek arsimimi, me marrjen e së cilës do të jenë konkurent në treguun e punës dhe do ta ndërpresin migrimin.
 
“Ky propozim do të jetë në suaza të Iniciativës Ballkani i hapur të organizojmë seancë të përbashkët tematike ndërqeveritare për të rinjë dhe së bashku ti detektojmë projektet dhe masat që do të nënkuptojnë një të sotme dhe të nesërme më të mirë për të gjithë.”, tha drejtori i Agjensisë për të rinjë dhe sport, Naumçe Mojsovski.
 
“Të rinjët çdo dit e më shumë duan të braktisin vendin dhe kjo më nuk do të jetë arsyeja se nuk kanë ku të punësohen por sespse nuk shohin perspektivë për inovacionet dhe idetë që i plasojnë. Prandaj të ju japim mundësi që të rinjët të jenë ata që do ti sjellin vendimet.”, tha Vasillijë Llallosheviq, ministër për të rinjë dhe sport në Mal të zi
 
Procesi i pranimit të dimplomave ka filluar dhe të rinjët tani më do të mund të punojnë në vendet fqinje.
 
“Tani më punojmë në shërbimin Balkani i hapur-numri  identifikimit, që të gjithë qytetarëve të RMV-së, Shqpërisë  dhe Sërbisë do ti mudësoj qasje të lirë tregun e punës në sektorin privat.”, tha Nola Ismailovska Starova, Koordonator nacional.
 
Ndërkohë, Qeveria e RMV-së punon në zgjidhje sistematike e problemit të punësimit të të rinjëve përmes politikave të ndryshme strategjive dhe planeve operative u ma me këtë rast.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI