Pas katër vitesh ende në pritje të aktvendimit nga Gjykata
Familja Jashari nga Kondova e Shkupit,e cila katër vjet më pare humbi djalin në oborrin e Shkollës së Mesme Zdravko Cvetkovski,pasi i njeti ishte përfshirë në mbrojtjen e shkout të tij maqedonas edhe më tej thotë se ky rast qëllimisht po prolongohet në labirinthet e drejtësisë....

Babai Xhevair Jashari ,thotë se nuk pajtohet me aktvendimin e Gjykatës por të njejtin është duke e pritur 3 muaj me rradhë, sepse pa të nuk mund të parashtrojë ankesë.Poashtu ata janë të pakënaqur nga dëmshpërblimi të cilin ua ka caktuar Gjykata dhe thonë se do të ankohen në instanca më të larta.
“Aktvendimin ne jemi duke e pritur 3 muaj edhe pse është Kondova prej qytetit 8 km e presim se pa e marrë aktvendimin ne nuk mund as të ankohemi apo të parashtrojmë procedurë tjetër,dhe me siguri vet Gjyqi nuk e ka leshuar.Deri më tash dëmshprblim nuk kemi marrë sepse Gjyqi e caktoi deri më 30 mij euro mirëpo ne do ankohemi deri ne gjykatën e Stasbugut” – thotë prindi i të ndjerit, Xhevahir Jashari.
Ai më tej shton se vrasësi i djalit të tij asnjëherë nuk e ka pranuar se ka vrarë djalin e tij Muhamedaliun,pas këtij rasti ka kryer edhe një vepër tjetër penale por nga ana e Gjykatës është dënuar me 13 vjet burg.
“Vendimi i tij është 13 vjet burg por pas vrasjes së djlait tanë ka pasur edhe një vrasje tjetër edhe për ketë nuk jemi të kënaqur por gjyqi e ka caktuar vet vendimin për të cilin mendon se e ka të merituar” - thotë prindi i të ndjerit, Xhevahir Jashari.
Nëna e të ndjerit thotë se askush nuk mund ta kompenzojë dhimbjen shpirtërore të prindërve për humbjen e djalit por shton se drejtësinë do ta kërkojnë deri në fund.
“A aq vlerësim ka një njeri në Maqedoni, edhe djali im nuk ka shku për ti ndihmuar në Maqedoni edhe atë maqedon me maqedon janë rrahur jo me shqiptar, djali im ka shku ti ndan në oborr të shkollës, dhe ai thot nuk e kam mbyt unë le ta pranojë le të thojë që nuk kam dashur e jo të thotë nuk e ka vra” – tha nëna e të ndjerit, Fetije Jashari.
Prindërit thonë se nëse për këtë aktvendim ankohen MASH dhe Qyteti i Shkupit ata nuk do ta paguajë ankesën e cila kap vlerën prej 96 mij denarë por nëse ndodhe e kundërta ata edhe përsaj skamjes vet do ta paguajnë ankesën.
“Do ankohemi deri në fund edhe nëse t hollat nuk kam sa duhet të paguj për ankesën por nëse ka nevoj shtëpinë do e shes dhe do ta coj deri ne fund” – përfundoi prindi i të ndjerit, Xhevahir Jashari.
I riu Muhamedali Jashari humbi jetën para katër vitesh në oborrin e shkollës së mesme Zdravko Cvetkovski, pasi ishte përfshirë në mbrojtje të shokut me përkatësi maqedonase i cili ishte sulmuar nga dy persona të tjerë. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)
