Maqedoni
Zgjedhjet për këshillin komunal në Tetovë, BDI kërkon votë për listën e këshilltarëve
11.08.2022 14:42
Forumi i Gruas i BDI-së, promovoi kandidatet për këshilltare në këshillin e Tetovës....

Forumi i Gruas i BDI-së, promovoi kandidatet për këshilltare në këshillin e Tetovës. Ata thanë BDI çdo herë ka promovuar gratë në politikë dhe këtë gjë e ka dëshmuar edhe në kaluarën.
“Si Bashkim Demokratik për Integrim çdoherë kemi dëshmuar se dimë të promovojmë dhe të përkrahim gratë në politikë…Tetova si qyteti i dy universiteteve dhe si një nga qytetet më të rëndësishme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, përfshirjen e grave në politikë e ka bërë më herët dhe ky trend do vazhdojë edhe në të ardhmen.”, tha Faton Ahmeti, bartës i listës së këshilltarëve të BDI-së, Tetovë.
