Maqedoni
Zgjedhjet për këshillin komunal në Tetovë, Besa kërkon votë për listën e këshilltarëve
11.08.2022 14:55
Lëvizja Besa ka vazhduar prezentimin e listës së këshilltarëve për këshillin komunal në Tetovë....

Lëvizja Besa ka vazhduar prezentimin e listës së këshilltarëve për këshillin komunal në Tetovë. Kërkuan votë në lagjen Migjeni edhe për të ndryshuar emrat e rrugëve.
“Ne kërkojmë votë për të bërë shumicë që ashtu si e kemi mërë Srtasho Pinxhurin dhe Leninin, kemi projekt të gatshëm që të bëjmë edhe rrugën Mirce Açev në lagjen tuaj e pse jo, të treja rrugëve t’ua ndërrojmë emrin, njëra të quhet Mujdin Aliu, tjetra Sami Frashëri dhe e treta çfarëdoqoftë një veprimtar shqiptar. Edhe kjo lagje të mos quhet Cetinska, as Migjeni, por Tahir Sinani.”, tha Besar Durmishi, bartës i listës së këshilltarëve, Lëvizja Besa.
