Maqedoni

Kriza me migrantët, sfidë për vendet e Ballkanit Perëndimor

11.08.2022 15:18

Kriza e refugjateve vazhdon të vendosë para një sfide të madhe vendet e Rajonit të Ballkanit....

Kriza e refugjateve vazhdon të vendosë para një sfide të madhe vendet e Rajonit të Ballkanit. Ndonëse “Ruta Ballkanike” tashmë një kohë të gjatë llogaritet si e mbyllur, misioni ndaj refugjatëve i vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk ka përfunduar dhe institucionet punojnë në parandalimin e kalimeve ilegale, thonë nga  Qendra rajonale “Marri” të cilët vëzhgojnë situatën me migrantët  përgjatë kufijve. 
 
“Të thënat nga terreni tregojnë shumë raste të parandaluara të hyrjeve ilegale të migrantëve në vend, ku kohëve të fundit për çdo muaj regjistrohen mbi 2.000 raste të hyrjeve legale. Do të kisha theksuar se policia e jonë doganore ka mbështetjen prej 8 doganave të shteteve tjera të cilët bashkërisht patrulojnë me policët tanë dhe ndihmojnë në parandalimin e hyrjeve ilegale.”, tha Sashko Koçev, drejtor i qendrës rajonale “Marri”.
 
Migrantët nga vendet aziatike janë ata të cilët në të shumtën e rasteve i vërshojnë kufijtë e Ballkanit Perendimor duke i përdorur si tranzit drejtë shteteve perëndimore. 
 
“Akoma një pjesë e madhe e migrantëve në Ballkanin Perendimor janë nga Afgani, Pakistan dhe Siri, mirëpo kohëve të fundit si dukuri paraqiten edhe migrantë nga Kuba, Indi dhe Irani. Këta persona e shfrytëzojnë ose e keqpërdroin lëvizjen e lirë me shtetet fqinje, po hyjnë dhe mandej po tentojnë përmes RMV-së të tranzitojnë deri në vendet evropiane, pra ata lëvizin nga veriu në jug.”, tha Koçev.
 
Koçev thotë se krahasuar me disa vite më parë është ulur numri i emigrantëve të bllokuar në vendet fqinjë si rezultat të nisjes së tyre të migracionit ilegal.  Por pavarësisht arrestimit të madh të grupeve për trafikim emigrantësh, sërish mbeten akoma të pa zbuluara edhe shumë grupe tjera të cilat bëjnë trafikim të hallexhinjëve në Ballkan përmes rrugëve ilegale, thotë Koçev. 
 
REXHEP QAMILI