Maqedoni
VMRO fton Kovaçevskin të sqarojë “dokumentin”, LSDM: Mashtrime, vazhdojmë negociatat me BE-në
11.08.2022 15:37
VMRO-DPMNE fton kryeministrin Dimitar Kovaçevski që të jep sqarime për kërkesat e reja bullgare...

VMRO-DPMNE fton kryeministrin Dimitar Kovaçevski që të jep sqarime për kërkesat e reja bullgare drejtuar autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.
Opozita pretendon se Bullgaria po përgatit një dokument të ri me obligime të reja për Maqedoninë dhe sipas të cilit pala bullgaredo të mund të vendos veto të re për një kapitull, gjegjësisht në një grup kapitujsh. Sipas VMRO-së, Qeveria është në pushime dhe asnjë ministër përkatës nuk do të dalë në publik dhe të thotë se cili është ai dokument i ri bullgar me kushte të reja për Maqedoninë.
“Kovaçevski s’është aslkund që të sqarojë se çfarë dokumenti përgatitet në Sofje dhe çfarë do të thotë kjo për Maqedoninë. Kovaçevski, Mariçiç dhe Osmani thonin se s’do të ketë pengesa tëreja dhe nënçmime për Maqedoninë dhe vetëm një muaj më pas ministri bullgar i Punëve të Jashtme Millkov, paralajmëron dokument për qasje sistematike dhe detyra e përgjegjësi të shkruara qartë, në mënyrë që të mund të priten rezultate. Ky është nënçmim i ri për Maqedoninë”, u shpreh Brane Petrushevski nga VMRO DPMNE.
Akuzave për kreun e qeverisë, përkatësisht kryetarin e LSDM-së sërish iu përgjigj zyra për komunikim e kësaj partie.
“LSDM me qasjen ne saj të përgjegjshme dhe shtetërore për pesë vjet rtealizoi dy qëllimet më tëmëdha strategjike, të caktuarta që nga mëvetësimi, para 30 vjet. Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e plotëfuqishme e NATO-s dhe pas 17 vjet status kandidat filluam negociatat për anëtërësim në BE, me idnetitein maqedonas të mbrojtur dhe formulim të pastër të gjuhës maqedonase.” – thuhet në kumtesën e LSDM-së.
SHPËTIM NUREDINI
