Maqedoni
Qevria, kufizon marzhën e fitimit për drutë dhe peletin
11.08.2022 15:58
Qeveia ka miatuar propozimin e minsitrisë së Ekonomisë për kufizimin e marshes tregtare për drutë dhe peletat në 10%...

Qeveia ka miatuar propozimin e minsitrisë së Ekonomisë për kufizimin e marshes tregtare për drutë dhe peletat në 10%. Sipas vendimit, marzha më e lartë tregtar për këto produkte për të gjithë tregtarët është përcaktuar maksimalisht 10%, bëri të ditur me anë të një kumtese ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
“Shuma e marzhës tregtare deri në 10% për mallrat e specifikuara do të jetë e vlefshme për të gjitha shoqëritë tregtare dhe tregtarët individual që marrin pjesë në zinxhirin tregtar në tregtinë me pakicë dhe transporti për dërgimin e mallrave tek konsumatorët e fundit nuk llogaritet në shumën e marzhit tregtar. Arsyeja e kufizimit të marzhit tregtar bazohet në rregullimin e diferencave të çmimeve që tani janë të pranishme në tregtinë me pakicë, pra në shitjen e druve për ngrohje dhe peletit të druve për ngrohje", thekson minsitri Bekteshi.
Qeveria, ndalon eksportin e farës së lulediellit
Në seancën e sotme Qeveria ka miratuar edhe vendimin për ndalesën e eksportit të farave të lulediellit.
“Arsyeja e plotësimit të Vendimit për kufizimin e eksportit të mallrave të caktuara me kodin tarifor 1206 00 – farat e lulediellit, përfshirë të thyera apo të grimcuara, është që të mundësohet pas përfundimit të vjeljes, e cila duhet të fillojë në gjysmën e dytë të gushtit, fillimisht të furnizohet tregu vendas, gjegjësisht kapacitetet vendore për prodhimin e vajit ushqimor nga farat e lulediellit”, thonë nga Ministria e Bujqësisë.
Nga ministria shtojnë se në vitin 2022 presim prodhimtari prej 11.800 ton të farave të lulediellit, duke shtuar se ka sasi të mjaftueshme për mbulim për dy muaj për nevojat vendore.
FITIM KRYEZIU
