Botë

Anketa për zgjedhjet në Bullgari: Prin partia e Borisovit, pasuar nga ajo e Petkovit

11.08.2022 16:19

Bullgaria po bëhet gati për zgjedhjet e parakohshme të 2 nëntorit...

Derisa partitë përllogaritin  koalicionet parazgjedhore, nuk mungojnë as analizat dhe anketat për epërsitë politike partiake. Në anketën e realizuar nga Market Links dhe BTV, partia më e favorizuar nga 1.020 të anketuar, ka rezultuar të jetë partia GERB e Bojko Borisovit.
 
GERB dhe SDS do të kishte përkrahjen e 22.4%  të qytetarëve, e pasuar nga partia e ish kryeministrit Petkov  “Vazhdojmë me ndryshim” me 19.1%. Pas kësaj partie rradhitet DPS me 11.5% ndërsa  BSP gëzon përkahjen e 10.9 % të të anketuarve. “Bullgaria Demokratike” dhe “Rilindja”, sipas anketës janë dy parti që do të merrnin besimin e 8 % të të anketuarve.
 
E njëjta anketë  ka analizuar edhe nivelin e besimit të politikanëve bullgar. Prin presidenti  aktual Rumen Radev me 48%, i ndjekur nga Bojko Borisovi me 23%, ndërsa Kiril Petkov duket se ka humbur besimin e qytetarëve bullgar. Ish kryeministri Petkov është mbështetur me 20% nga  qytetarët e  anketuar. 
 
Stabiliteti politik i Bullgarisë luan rol të rëndësishëm në raportet Shkup-Sofje në implementimin e protokollit dypalësh.
 
Bojko Borisov dhe partia e tij që shihet më e preferuar tani tek popullata bullgare, ishte e para që pranoi propozimin francez si dokument për tejkalimin e problemeve fqinjësore, dhe, një fitore e Borisovit,  lë të shpresohet për situatë më relaksuese për jetësimin e marrëveshjes dypalëshe, e cila njëherit kushtëzon mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare me BE-në dhe rrugën e mëtutjeshme eurointegruese të vendit.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU