Botë

Kopenhagë, konferencë donatorësh për Ukrainën

11.08.2022 17:01

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky bën thirrje për rezistencë në territoret e pushtuara...

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky bën thirrje për rezistencë në territoret e pushtuara nga ana e ushtrisë ruse dhe kërkoi armë shtesë nga perëndimi për të iu kundërvënë agresionit rus.
 
Para fillimit të takimit të donatorëve për Ukrainën në Kopenhagë Zelensky tha se beson që kohëzgjatja e konfliktit në Ukrainë do të varet nga sasia e mbështetjes shtesë nga kombet e tjera.                                                                                                                                                   
“Sa më të fuqishme të jenë armët tona dhe sa më e madhe të jetë shtrirja e përdorimit të tyre, aq më shpejt do të përfundojë kjo luftë mizore”, u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.      
 
Në kryeqytetin danez, 24 vende të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara premtojnë mbështetjen për Ukrainën. Në hapje të takimit të donatorëve, kryeministri danez paralajmëroi një mbështetje prej 110 milionë eurosh.     
                                                                                         
“Të gjithë ne duhet të vazhdojmë të rrisim mbështetjen tonë për Ukrainën, me trajnimin për armët, financimin për çminimin. Mund të biem dakord për më shumë kontribute. Danimarka është e gatshme të bëjë pjesën e saj. Mund të shpallim një kontribut të ri prej 110 milionë eurosh për armë, pajisje dhe trajnime”, theksoi kryeministrja e Danimarkës, Mete Frederiksen.
 
Prioriteti për Ukrainën është stabilizimi i frontit dhe forcimi i forcave ajrore tha minsitri ukrainas i mbrojtjes.                                                                                                                        
 
“Ne kemi përcaktuar disa grupe prioritetesh të mbrojtjes. Sigurimi i mbrojtjes ajrore për qytetet e mëdha dhe objektet kritike të infrastrukturës, mbrojtja e kufirit me Bjellorusinë, si dhe masat konkrete të nevojshme për të stabilizuar vijën e frontit për të krijuar kushte për operacione kundërsulmuese", u shpreh ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov.                                        
 
Ndërkohë Parlamenti në Letoni e kanë cilësuar Rusinë si shtet sponsorizues i terrorizmit, duke përmendur si arsye pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës, aktivitetet e saj ushtarake në Siri dhe disa raste të helmimit të kritikëve të Kremlinit. 
 
Rezoluta u miratua me 67 vota të deputetëve, ndërkaq 16 abstenuan. Parlamenti i Letonisë, përmes rezolutës, u bëri thirrje edhe shteteve të tjera që t’i bashkohen në këtë vendim. 
 
Ukrainë, luftime të ashpra në Piski 
 
Në teren vazhdojnë luftimet e ashpra. Raportohet pë luftime rreth qytetit lindor ukrainas, Piski, që gjendet rreth 10 kilometra në veriperëndim të qytetit të Donjeckut.  Por, zyrtarët ukrainas thanë se trupat e tyre e kanë nën kontroll qytetin.
 
Këshilltari presidencial, Oleksiy Arestovych, gjatë një interviste televizive tha se forcat ruse kanë tentuar që të hyjnë në qytetin Piski, “por, pa sukses”. Poashtu pamjet e reja satelitore tregojnë dëme të mëdha në bazën ajrore ruse në Krime , ku janë shkatrruar të paktën 7 aeroplan rus derisa dy të tjerë janë dëmtuar.
 
Zyrtarë të paidentifikuar ukrainas i kanë thënë mediave amerikane se forcat e tyre të armatosura kanë qenë përgjegjëse për shpërthimet, por nuk kanë dhënë detaje të tjera. Por Moska thot se shpërthimi është shkaktuar nga monicioni i aviacionit të sajë. 
 
LEUNORA KALIQI