33 vjetori i vrasjes së Jusuf Gërvallës me shokë
Në Qendrën për Kulturë në Gostivar, në organizim të Shoqërisë Kulturore Artistike “Lulet e Malësisë”, mbrëmë u mbajt Akademi përkujtimore “Flaka e Janarit 2015”, me c’rast Gostivari për të dhjetin vit me radhë i kujtoi vëllezërit Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën, jetën dhe veprën e tyre....
Në akademi morën pjesë familjar të dëshmorëve, invalid dhe veteran të luftërave, bashkëveprimtar të Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, një numër i madh i qytetarëve të Gostivarit dhe vendbanimeve tjera shqiptare si dhe udhëheqës të institucioneve lokale dhe qendrore.
Akademia u hap nga vetë Kryetari i Këshillit Organizativ të Flakës së Janarit, njëherit kryetar i SHKA “Lulet e Malsisë”, Luan Veliu, i cili tha se bashkimi i celulave organizative të mërgatës shqiptare në një zë të vetëm dhe sensibilizimi i opinionit ndërkombëtar për çështjen shqiptare në Jugosllavi do të bëheshin alfa dhe omega e veprimit të trinomit Jusufi, Bardhoshi, Kadriu.
Ndërsa, kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në fjalën e tij tha se vëllezërit Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka bën aktivitet në interes të atdheut dhe në interes të kombit, që në të ardhmen rinia shqiptare të ketë një ardhmëri të mire:
Të besoni ashtu sikurse keni besuar tash e sa vite, se vetëm të bashkuar mund ta çojmë përpara luftën politike shqiptare tha zv. Kryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi.
Në emër të familjarëve të dëshmorëve foli Fatmir Limani, ndërsa me evokim kujtimesh u paraqitën bashkëshortja e Kadri Zekës, Sajme Jusufi-Bulja dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, veprimtar dhe ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Amet Isufi. Akademi u shoqërua edhe me program të përgatitur atrtistik dhe ndarje të mirënjohjeve për institucionet lokale e qëndrore dhe për ata të cilët kanë kontribuar ndër vite.
