Maqedoni
Dy të dyshuar për linë e majmunëve, KSI: Një i testuar ka rezultuar negativ
11.08.2022 17:48
Nga dy të dyshuarit për infektim me linë e Majmunëve në vend...

Nga dy të dyshuarit për infektim me linë e Majmunëve në vend, njëri nga personat e testuar, i shtrirë në klinikën infktive tanimë ka rezultuar negativ, bëjnë të ditur nga komisioni për sëmundje infektive.
Personi tjetër nga Kërçova ende nuk është testuar thonë nga ky komisioni, nga i cili kanë rekomanduar karantinë për personat e dyshuar të jenë prekur nga lia e majmunëve. Nga KSI njëherit theksojnë se nuk ka vend për panikë, lia e majmunëve në është kovid i ri.
“Nga dy rastet, rasti i dytë i dyshuar, ai nga Klinika Infektive që është hospitalizuar sot, tashmë është testuar dhe rezultati është negativ, ndërsa nga i dyshuari i parë, nga Kërçova ende nuk kemi mostër dhe po përpiqmi që të organizojmë testimin”, u shpreh kreu i Komisionit të Sëmundjeve Infektive, Aleksandar Petliçkovski.
SEMRA AJETI
