Tentuan grabitjen spektakolare të bankës në Romë, bllokohen në tunel 4 hajdutët
Ka dështuar tentativa e 4 personave për të grabitur një bankë në Romë....

Ka dështuar tentativa e 4 personave për të grabitur një bankë në Romë. 4 grabitësit u bllokuan nga një masiv dheu në tunelin që kishin gërmuar për të hyrë në kasafortën e bankës dhe u ndesh ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve që ata të dilnin gjallë.
Tre nga të dyshuarit u shpëtuan shpejt, ndërsa i katërti u gjet nga zjarrfikësit pas disa orësh në një thellësi 6 metra.
Nga hetimet rezulton se grabitësit i nisën gërmimet nga dyshemeja e një hapësire komerciale dhe kishin hapur një tunel me të vërtetë të madh, por që në fakt nuk kishin vlerësuar të gjitha teknikalitet, që më pas i bllokuan brenda.
Për momentin, policia i ka komunikuar masën e arrestit vetëm dy prej të dyshuarve, pasi dy të tjerët kanë marrë lëndime të shumta dhe ndodhen në spital. Sipas autoriteteve, dy nga grabitësit janë me origjinë napoletane, ndërsa dy të tjerët banorë të Romës.
