Botë
Ukrainë, sërish raketa drejt centralit bërthamor
12.08.2022 11:23
Sulme të tjera me raketa janë raportuar në drejtim të centralit bërthamor të Zaporizhzhyes...

Sulme të tjera me raketa janë raportuar në drejtim të centralit bërthamor të Zaporizhzhyes. “Energoatom”, agjencia ukrainase që menaxhon katër termocentralet bërthamore të vendit, tha se disa nga raketat ranë pranë ambienteve ku ruhen mbetjet radioaktive. Ditët e fundit, Ukraina ka paralajmëruar për një fatkeqësi bërthamore të tipit Çernobil. Presidenti Zelensky kërkon që Rusia t'ia dorëzojë termocentralin Ukrainës.
“Siguria bërthamore e Evropës mund të arrihet vetëm me tërheqjen e plotë të forcave ruse nga uzina e Zaporozhzhye dhe kthimin e tyre në Ukrainë.”, tha presidenti i Ukrainës Vlodimir Zelensky.
Kievi akuzon Moskën për pozicionimin e forcave rreth uzinës në mënyrë që forcat ukrainase të mos mund t'i sulmojnë, Moska, akuzon Kievin për bombardimin e termocentralit.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres u bëri thirrje të dy vendeve të nërpresin sulmet ndaj centralit.
“Ai objekt nuk duhet të përdoret për qëllime ushtarake. Duhet të krijohet urgjentisht një zonë e çmilitarizuar për të siguruar zonën përreth termocentralit.”, tha António Guterres, sekretar i përgjithshëm i OKB-së.
Por përfaqësuesi i Rusisë në OKB tha se çmilitarizimi do ta bënte centralin më të prekshëm ndaj sulmeve. Kina dhe SHBA kërkuan që ekspertët e OKB-së të lejohen urgjentisht të vizitojnë centralin, por as kjo nuk u pranua. Në Donetsk ndëkrohë vijojnë bombardimet. Një video tregon forcat ruse që shkatërrojnë me bomba termobarike një bllok pallatesh në Pisky.
LEONORA KALIQI