Maqedoni

Efektet e pandemisë në turizëm, ESHR: Nivel i ulët i zbatimit të masave qeveritare

12.08.2022 11:30

Enti Shtetëror i Revizionit publikoi raportin përfundimtar rreth efektivitetit të masave për uljen e efekteve të pandemisë...

Enti Shtetëror i Revizionit Publikoi raportin përfundimtar rreth efektivitetit të masave për uljen e efekteve të pandemisë në sektorin e turizmit nga viti 2018 deri në vitin 2021. Raporti nxorri në dukje se masat janë zbatuar në nivel të ulët, patën ndikim të pjesshëm në trajtimin efektiv të pasojave të pandemisë.
 
“Për masën “Vau¬çerë për turizëm të brendshëm”, u planifikuan 704.106.000 denarë e masa u realizua në vetëm 55%. Masa “Grant për guida turistike” me 9.800.000 denarë të planifikuara, është realizuar me 52%. “Masa për agjencitë turistike” me 116.850.000 denarë të planifikuara, është realizuar me 68%, kthimi për taksën turistike për vitin 2019 me 120.000.000 denarë të planifikuar, është realizuar vetëm 48%, projekti “Hotele jashtë qendrave turistike” në vlerë prej 64.600.000 denarë është plotësisht i parealizuar, masa “Ndihmë financiare për agjencitë turistike” me 86.100.000 denarë të planifikuar, është realizuar me 61%.”, tregojnë të dhënat e ESHR-së.
 
Revizioni shtetëror konstaton se ka nevojë për ndryshime në rregulloret ligjore për shkak të vështirësive në zbatimin e zgjidhjeve ligjore, gjë që çon në realizimin e vështirë të programeve për zhvillimin e turizmit. Sipas tyre, shkalla e ulët e realizimit të masave në fushën e turizmit, nuk përputhet me synimet e përcaktuara për përballimin e krizës pandemike. 
 
GYLTENE SINANI