Maqedoni
QMK: Nuk ka zjarre aktive, 12 vatra u shuan në 24 orët e fundit
12.08.2022 11:41
Nuk ka zjarre aktive në vend për momentin. 12 vatra janë shuar në 24 orët e fundit, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza....

Nuk ka zjarre aktive në vend për momentin. 12 vatra janë shuar në 24 orët e fundit, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.
Dy zjarre janë shuar në Komunën e Butelit dhe një në komunën e Gazi Babës. Dhjetë zjarrfikës me tre automjete zjarrfikëse mbrëmë nga ora 18:05 deri në orën 21:00 e kanë shuar zjarrin në Vreshtat e Rashtakut, ku digjej bar i thatë. Pesë zjarrfikës me një automjet zjarrfikëse mbrëmë nga ora 19:20 deri në orën 19:40 e kanë shuar zjarrin në Komunën e Butelit, në rrugën “Ferid Bajram”, ku digjej bari i thatë.
Është shuar edhe zjarri në afërsi të autostradës Shkup-Veles. Në këtë lokacion nga ora 21:50 deri në orën 22:50 kanë ndërhyrë tre zjarrfikës me një automjet zjarrfikëse. Sot në mëngjes janë shuar zjarret në komunat Gradsko, Resnjë, Manastir, Prilep, Ohër, Tetovë dhe dy zjarre në Kumanovë.
