Maqedoni

21 vjet nga masakra e Lubotenit

12.08.2022 11:51

Sot mbushen 21 vjet nga masakra e Lubotenit, në të cilën njësiteтpolicore – ushtarake maqedonase...

Sot mbushen 21 vjet nga masakra e Lubotenit, në të cilën njësiteтpolicore – ushtarake maqedonase të sigurisë vranë dhjetë civilë shqiptarë, mes tyre 6-vjeçarI Erxhan Aliu, si dhe Dalip Muratin, Muharrem Ramadanin, Memet Memetin, Rami Jusufin, Xhelal Bajramin, Kadri Jasharin, Bajram Jasharin, Sulejman Bajramin dhe Atulla Qailin.

Në këtë aksion u dogjën 14 shtëpi, u arrestuan dhe u keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë, me arsyetimin se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së.
 
Rasti i Lubotenit ishte një ndër rastet e vetme që u proceduan dhe u gjykuan nga Tribunali Ndërkombëtarë për Krime Lufte. Për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë u dënua ish-pjesëtari i lartë i forcave të sigurisë maqedonase, Johan Tarçullovski, ndërsa i akuzuari i parë ish-ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski u lirua nga akuza. Tarçullovski u dënua nga Gjykata e Hagës me 12 vjet burg për vrasje, thyerje të ligjeve të luftës, torturë dhe shkatërrim të pasurisë, por ai tanimë jo vetëm që ndodhet në liri, por pas mbajtjes së 8 vjetëve burg u lirua dhe u prit si hero në sheshin qëndror të Shkupit.