Maqedoni
Grubi: Masakra e Lubotenit, reflektim që shkund ndërgjegjen njerëzore nga marrëzitë ideologjike të urrejtjes
12.08.2022 12:42
Zv kryeministri i parë, Artan Grubi, ka përkujtuar 21 vjetorin e masakrës së Lubetenit....

Zv kryeministri i parë, Artan Grubi, ka përkujtuar 21 vjetorin e masakrës së Lubetenit.
“Masakra e Lubotenit e 21 viteve më parë është faqe e errët e historisë së vendit, përjetim tragjik që nuk duhet harruar kurrë dhe reflektim që duhet të shkundë ndërgjegjen njerëzore nga marrëzitë ideologjike të urrejtjes. Mbi kujtimin e dëshmorëve dhe martirëve sot po ndërtojmë një të ardhme të re duke mos lejuar asnjëherë përsëritjen e krimeve të këtilla që errësojnë horizontin tonë të jetës.”, shkruan Grubi në rrjetin social Facebook.
