Botë

Kurti për takimin me Vuçiqin: Dialogu për njohje reciproke, reciprociteti veprim i shëndoshë

12.08.2022 12:48

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke komentuar takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq....

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke komentuar takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që do të mbahet më 18 gusht në Bruksel, tha se dialogu duhet të jetë për marrëveshje ligjërisht e obligueshme, për normalizim të plotë e me njohje reciproke. Ai shtoi se reciprociteti është veprim i shëndosh dhe normal i marrëdhënieve të mira fqinjësore.
 
“Kam gatishmëri dhe interesim që dialogu në Bruksel bisedimet aty përveç se të jenë parimore dhe përmbajtjesore, në të njëjtën kohë, të mos jetë dialog për dialog, por dialog për marrëveshje ligjërisht të obligueshme, për normalizim të plotë e me njohje reciproke. Ne po i marrim vendimet sovrane por unë e kam thënë edhe në takimin e 15 qershorit të vitit të kaluar, edhe në 19 korrik të vitit të kaluar, se marrëveshja është e qëndrueshme dhe e zbatueshme kur ka parime të shëndetshme brenda, reciprociteti është veprim i shëndoshë dhe normal i marrëdhënieve të mira fqinjësore.”, ka shtuar ai.