Shkëndija e Tetovës lanson “bombën” më të fuqishme

17.01.2015 16:43

Udhheqësia e Shkëndis së Tetovës ka arritur të sjellë në rradhët e veta futbollistin Nigerian Mahmadu Idrizou, I cili pamëdyshje është lojtari me cilësorë në historikun e futbollit në vend pas mëvetësimit të Maqedonisë e këtej..

Bëhet fjalë për ish lojtarin e shumë skuadrave të Bundes-ligës Gjermane si Duisburgun, Borusia Mensheglladbahun, Ajntrahtin e Frankfurtit, Hanoverin Fraiburgun dhe Kajzersllauternin për të cilat skuadra mes periudhës 2012-2014 Mahmadu Idrizou ka shënuar mbi 30 gola në mëse 61 paraqitje.

Se kush është më konkretisht Mahmadu Idrizou mjafton të thuhet se, Idrizou ka mbrojtur edhe ngjyrat e kombëtares së Kamerunit në 41 ndeshje.

Pas firmosjes së kontratës me Shkëndinë e Tetovës kamerunasi ka deklaruar: ” Jam shumë I lumtur që kam arrdhur në mesin tuaj në Tetovë. Arsyeja kryesore pse jamë këtu, është pronari I klubit zotëri Lazim Destani dhe klima e futbollit e cila mbretëron në këtë qytet të bukur.I kalova testet mjeksore dhe ndjehem pak I lodhur.Do të bëj gjithqka që Shkëndinë ta promovoj në Evropë” - ishin përshtypjet e para të kamerunasit. (Sami Ademi, TVM2)