Maqedoni

AUV: Gjashtë raste të murtajës afrikane të derrave

12.08.2022 14:00

Nga 6 janari i këtij viti, kur u regjistrua shpërthimi i parë i murtajës afrikane të derrave në vend në Dellçevë...

Nga 6 janari i këtij viti, kur u regjistrua shpërthimi i parë i murtajës afrikane të derrave në vend në Dellçevë, janë zbuluar edhe 6 raste të reja. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë alarmon se fermat e vogla që mbajnë deri në tre derra për përdorim shtëpiak, e nuk zbatojnë masat e biosigurisë, janë të rrezikuara vetë por edhe janë rrezik për përhapjen e sëmundjes. Gjithsesi nuk ka vend për shqetësim pasi murtaja afrikane nuk është e rrezikshme për njerëzit.
 
“Fermat e mëdha nuk janë në rajonin që është prekur tani nga murtaja afrikane. Këto janë raste individuale. Kujtojmë se blegtorët do të marrin dëmshpërblim vetëm nëse raportojnë një kafshë të dyshimtë dhe të sëmurë në të cilën do të konfirmohet prania e sëmundjes dhe jo për kafshët e ngordhura. Nëse rastet nuk raportohen, kultivuesit nuk kanë të drejtë në kompensim financiar. Nuk bëhet kompensim për derrat që mbahen jashtë, në kundërshtim me ndalesën, të cilët do të konfiskohen dhe do të asgjësohen pa dëm në kurriz të mbarështuesit.”, tha Nikolçe Babovski, drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
 
Ai u bën thirrje të gjithë mbarështuesve të derrave, veterinerëve zyrtarë të AUV-së apo shoqatave veterinare më të afërta, që të raportojnë në kohë çdo rast të dyshuar të murtajës afrikane për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Nga 5608 ferma të kontrolluara, 708 zbatojnë plotësisht masat e biosigurisë, 4219 janë me rrezik të mesëm, pra zbatojnë masa por jo plotësisht dhe 681 ferma nuk zbatojnë masa të biosigurisë.