Maqedoni

Kyçyk për fazën e rradhës BE-RMV: Ndryshimet kushtetuese, duhet të ndodhin patjetër

12.08.2022 14:19

Faza e hapjes së kapitujve me Bashkimin Evropian kushtëzohet me përfundimin e skriningut

Faza e hapjes së kapitujve me Bashkimin Evropian kushtëzohet me përfundimin e skriningut dhe me ndryshimet kushtetuese që duhet t’i plotësojë Maqedonia e Veriut, përkujton raportuesi për vendin tonë në PE, Ilhan Kyçyk. Këtë periudhë sipas tij, Shkupi dhe Sofja duhet të përkushtohen në mbarimin e obligimeve dhe t’i shmangen retorikave të politikës  ditore. Sidomos, Kyçyk vë theksin tek sjellja politike e partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE. 
 
“Nëse lideri i VMRO-DPMNE-së kundërshton përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë, kjo do t’a bllokonte rrugën e RMV-së drejt BE-së. Tani në rradhë është tema e rëndësishme se si të dilet nga kriza. Kjo krizë nuk duhet të shfrytëzohet në retorikën politike në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari, por të punohet dhe të gjenden garancat e nevojshme, që mos të kthehemi sërish në të njëjtën situatë.”, tha Ilhan Kyçuk, raportues për RMV-në në PE.
 
Jotova: Vjeshta na pret me vazhdimin e punëve
 
Edhe nënkryetrja e Bullgarisë Ilijana Jotova thotë se punët me Maqedoninë e Veriut nuk kanë mbaruar dhe se intenziteti do të shtohet pas pushimeve. Pret nga Komisioni Evropian të jetë serioz dhe të ketë parasysh qëndrimet bullgare,  kur ekzekutivi evropian të përgatit raportet për Maqedoninë e Veriut.
 
“Do të ketë disa kontrolle nga Komisioni Evropian, disa raporte të evoluimit ku Bullagria do të duhet secilën herë të përkujtojë qëndrimin e vet. Pas gjithë asaj që ndodhi mes Sofjes dhe Shkupit, mendoj se Komisioni Evropian do të jetë mjaftueshëm i kujdesshëm. Askush nuk fiton me kthimin e punënve nga fillimi, aq më tepër fqinjtë tanë në RMV, sepse ata duhet të jenë pjesë efamiljes evropiane.”, tha Ilijana Jotova, nënpresidente e Bullgarisë.
 
Ndërkohë këshilltari për punë politike në sekretariatin për eurointegrime Dragan Tilev, për agjensinë e lajmeve MIA ka thënë se tani duhet të mendohet racionalisht dhe të vendoset në interes të shtetit dhe shoqërisë  Procesin e ndryshimeve kushtetuese e ka quajtur të vështirë, por sipas tij, kjo çështje duhet kaluar sa më shpejt dhe të vazhdohet tutje me drejt integrimit të vendit. 
 
NERMIN MULAKI FEZULLAHU