Maqedoni

Lija e majmunit, testohet kërçovari i dyshuar, priten rezultatet

12.08.2022 14:38

Pas disa ditësh debate me autoritetet shëndetësore, banori i Kërçovës i kthyer së fundmi nga Austria...

Pas disa ditësh debate me autoritetet shëndetësore, banori i Kërçovës i kthyer së fundmi nga Austria, i dyshuar për lisë majmuni, më në fund ka siguruar material biologjik për të përcaktuar nëse ishte i infektuar me virusin. Nga Komisioni për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive thonë se analizat laboratorike do të tregojnë nëse vendi do të ketë rastin e parë të këtij infeksioni.
 
VMRO-DPMNE: Kush do të përgjigjet nëse përhapet infeksioni?
 
VMRO-DPMNE akuzon autoritetet shëndetësore, se jo vetëm që nuk arritën të testojnë personin e dyshuar si i infektuar me linë e majmunit, por e lejuan të shëtiste lirshëm në mesin e qytetarëve. Madje pranuan se nuk ka protokoll për raste të tilla. VMRO akuzon se me këto vepime të papërgjegjshme, po rrezikohet shëndeti i përgjithshëm dhe jeta e qytetarëve.
 
“A do të mbajnë përgjegjësi ministri Sali dhe autoritetet e tjera nëse përhapet infeksioni? A do të fajësohen institucionet nëse konstatohet se i dyshuari është vërtet i infektuar dhe është lejuar të qarkullojë lirshëm, pa respektuar protokollet për mbrojtje nga sëmundjet infektive? Pse nuk miratohen protokolle specifike?”, tha Dafina Stojanoska nga VMRO-DPMNE.
 
Autoritetet thonë se situata po monitorohet dhe qytetarët duhet të jenë të qetë, pasi infeksioni me lisë së majmunit nuk përhapet lehtë si Covid.
 
FARIJE DAUTI BAKIU