Maqedoni
Bisedë telefonike Osmani - Milkov
12.08.2022 14:57
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi bisedë telefonike me Ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë...

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi bisedë telefonike me Ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Nikollaj Milkov. Duke e uruar për funksionin e ri, Osmani shprehu gatishmëri për vazhdimësi të bashkëpunimit të thelluar dypalësh, me qëllim të forcimit të miqësisë mes dy vendeve.
Bashkëbiseduesit e riafirmuan angazhimin e tyre në mënyrë që edhe në periudhën vijuese të vazhdojë zhvillimi i bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë, në përputhje me Marrëveshjen e Miqësisë së vitit 2017, si dhe Protokollin e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar.
Gjatë bisedës u fol edhe për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, me ç’rast u përshëndet fillimi i negociatave me BE-në dhe u theksua perspektiva evropiane për vendin, si interes i përbashkët jo vetëm i dy vendeve, por edhe i të gjithë rajonit dhe i vetë Unionit.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe mbi partneritetin në Aleancën e NATO-s, me fokus të veçantë në krizën e shkaktuar nga agresioni rus ndaj Ukrainës, kryesimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, si dhe çështje të tjera aktuale në fushën e politikës së jashtme.
