Maqedoni
COVID-19, 619 raste të reja, asnjë fatalitet në 24 orë
12.08.2022 15:16
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.253 testime dhe janë regjistruar 693 raste të reja...

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.253 testime dhe janë regjistruar 693 raste të reja Covid, 127 prej të cilave riinfektime.
NUK KA për fat të mirë asnjë fatalitet Covid në këto 24 orë. Por ka 4 viktima me diagnozë Covid të raportuara nga Termini im.
Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 803 pacientë të shëruar. Aktualisht në vend numri i rasteve aktive është 3.905. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Ohri, Kumanova dhe Kavadari.
