Maqedoni
110-vjetori i çlirimit të Shkupit, rilindasit donin unitet, unitet kërkohet dhe sot
12.08.2022 15:35
Instituti i Trashëgimis Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup...

Instituti i Trashëgimis Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, përkujtoi 110-vjetorin e Çlirimit të Shkupit nga ana e kryengritësve shqiptarë. Duke përkujtuar paraardhësit të mëdhenjë historike të cilët çliruan Shkupin u dërguan mesazhe për unitet dhe bashkim më të madh.
“Shkupi është kryeqendër shpirtërore e shqiptarëve dhe jo rastësisht çdo rilindas çdo prijës i lëvizjes kombëtare shqipatëre e ka pasur synim Shkupin.”, tha Skender Asani, drejtor i ITKSH-së.
“Shkupi jo rastësisht e pati peshën e vet në hartat gjeopolitike të gjitha kohërave kurse sa i përket interesave tona kombëtare, ky qytet që nga Dardania e lashtë e deri në ditët e sotme nuk do të kishte rëndësin e vet sikur mos të lidhej ngusht me idetë dhe planet e ideologëve tanë që pikërisht Shkui të bëhej diamanti i shqiptarizmës.”, tha Mehmet Prishtina, pasardhës i figurës historike të Hasan Prishtinës.
“Shqiptarët janë ata të cilët 2000 vjet e fundit nuk humbën identitetin dinjitetin, krenarinë, vlerat dhe virtytet kombëtare shqiptare. Pak njerëz si ju që i rruajtun dhe i rruajnë, e ardhshmja do të jetë në funksion të asaj që quajm ne liri, pavarsi, barazi, drejtësi.”, tha Sabri Kadriu, veprimtar.
“Shtatoret e Hasan Pshtinës, Gjergj Katriotit Skënderbeut, Nënë Terezës, Isa Boletinit ti kemi këtu në Shkup. Është një krenari dhe nder i cili vazhdimisht me këto aktivtet tona Shkupi është bërë një tempull mund të them edhe së kaluarës edhe të sodit një shembull i bashkimit të gjyshërve tanë.”, tha Gazmend Boletini, pasardhës i familjes së Isa Boletinit.
Pas solemnitetit u bënë nderime dhe u vendosën kurora lulesh te shtatorët e viganëve Hasan Prishtina në Shkup dhe Isa Boletini në Saraj.
SEMRA AJETI
