Maqedoni

21 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, të rinjve iu mbetet të avancojnë të drejtat

12.08.2022 15:54

21 vet pas nënshkrimit të saj, Marrëveshja e Ohrit sërisht mbetet marrëveshja që jo vetëm ndryshoi statusin Kushtetues...

21 vet pas nënshkrimit të saj, Marrëveshja e Ohrit sërisht mbetet marrëveshja që jo vetëm ndryshoi statusin Kushtetues të shqiptarëve në RMV, por një shembull për rregullimin e mardhënieve ndërtenike. Në shkollën për lider të rinj, të organizuar në këtë përvjetor nga Ministria për Sistem Politik, pjesmarrësve të rinj iu ligjërua pikërisht reth përfitimeve nga Marrëveshja e Ohrit e iu potencua se iu mbetet të rinjve në të ardhmen të avancojnë edhe më tej këto të drejta. 

“Të gjitha të arriturat e MO-së në fakt i dedikohen rinisë dhe bëhen për ju qoftë Universiteti, gjuha, flamuri, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, Ansambli apo çfardo qoftë arritje, e cila është si rezultat i MO- së në fakt ju dedikohet juve, sepse ju e trashëgoni atë dhe ju do të duhet ta mirmbani dhe nesët ta avansoni më tutje.”, tha Artan Grubi. zv/kryeministër i parë. 
 
“Besoj se nga viti në vit kjo do të jetë simbol i Marrëveshjes së Ohrit do të jetë iniciativë e mirë, e cila përveçëse do të mbështetet nga nxënësit e shkollës së mesme do të mbështetet nga studentët nga ata që kanë përfunduar studimet pasuniversitare, por do të kërkojnë edhe pjesmarrës nga shtet fqinje të jenë pjesmarrës në këtë shkollë që do të bëhet simbol i rëndësishëm i MO-së.”, tha Jeton Shaqiri, ministër i arsimit.
 
“Në sferën e ekonomisë është shum me rëndësi që njerëzit të mos ndahen sipas përkatësis etnike,  jo vetëm në sektorin publik por edhe në atë privat. Flasim për shkollë për lider ku do të edukohen të rinjtë, që do të udhëheqin shtetin prandaj pse të mos kenë mundësi më të mëdha dhe pikërisht kjo është përfitimi që kemi nga MO.”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.
 
Organizatorët thonë se shkolla për lider të rinj dhe festimet për nder të MO-së, do të shëndërrohen në traditë të cilin është mirë ta respektojnë të rinjët nga  të gjitha etnitetet.
 
FLUTURA LATIFI