Maqedoni
“Peace Festival”, koncert për përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit
12.08.2022 16:13
Në shkollën për lider të rinj, të organizuar në nga Ministria Për sistem Politik...

Në shkollën për lider të rinj, të organizuar në nga Ministria Për sistem Politik, pjesmarrësve të rinj iu ligjërua reth përfitimeve nga Marrëveshja e Ohrit e iu potencua se iu mbetet të rinjve në të ardhmen të avancojnë edhe më tej këto të drejta.
Përvjetori i 21 i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, sivjet do të shënohet me një festival që ka një emër simbolik, “Festivali i paqes”. Në të do të marrin pjesë këngëtarë të rinj por mjaft të njohur shqiptarë, për të përcjellë pikërisht mesazhin se e ardhmja i takon rinisë e rinia është e përcaktuar për paqe.
“Shëimin e MO-së sivjet e bëjmë me aktivitete të ndryshme sepse po ja përafrojmë rinisë. Në të ardhmen tendenca është ta shndërrojmë në traditë nëpërmjet organizimit të shkollës për liderët e rinj të quajtur “Peace for dialogue” dhe festivalit të paqes.”, tha Artan Grubi, zv/kryeministër i parë.
Shënimi i përvjetorit të MO-së, VMRO-DPMNE: Para për koncerte në kohë krize
VMRO-DPMNE me kritika për harxhimin e mjeteve buxhetore për koncerte në kohë krize.
“Shfrytëzojë këtë rast që të dërgoj një kritike publike se në kohë të krizës së madhe ekonomike dhe energjetike se di për të satën herë kjo Qeveri shpenzon shifra të majme të parave për manifestimin e kësaj date e cila kuptohet se edhe ne po e shënojmë por pa bërë shpenzime të mëdha.”, tha Dafina Stojanoska nga VMRO-DPMNE.
Pavarësisht kritikave të opozitës, zv kryeministri Grubi thotë se nga viti i ardhshëm, “PEACE FESTIVAL” do të shndërrohet në manifestim disa ditor me pjesmarrjen e yjeve të muzikës botërore, e Shkupi kështu do ketë një festival me renome ndërkombëtare njejtë si ata që për momentin ortganizohen në Prishtinë e Tiranë.
REXHEP QAMILI
