Maqedoni

Oda e Agrobiznesit: Çmimin e bukës, e përcaktojnë rritjet e tjera

12.08.2022 16:32

Buka po kthehet në “ar të bardhë”. Rritja e vazhdueshme e çmimit të shitjes së produktit bazë në tavolinë zbraz buxhetin e brendshëm...

Buka po kthehet në “ar të bardhë”. Rritja e vazhdueshme e çmimit të shitjes së produktit bazë në tavolinë zbraz buxhetin e brendshëm. Konsumatorët ankohen dhe prodhuesit thonë se logjika e tregut është e qartë, çmimi i produkteve ushqimore përcaktohet edhe nga çmimi i produktit final.
 
“Janë të përfshira vetëm mielli, tharmi, kripa etj. Në fakt kjo është vetëm një pjesë parciale. Keni çmim veçanërisht të lartë të energjisë elektrike, gazit, naftës, energji me të cilin duhet të prodhohet ai product, me të cilin makinat tjera teknike duhet të punojnë. Më tutje keni energjinë për distribuim, produkti i caktuar duhet të distribuohet, këtu keni automjete, naftë për lëvizjen e tyre, shpenzime në lidhje me vozitësit, kontrollet teknike etj. Më tej produkti gjithashtu në përputhje me ligjet duhet të jetë i paketuar në mënyrë të duhur.”, tha Goran Georgievski nga Oda e Agrobiznesit.
 
Pas dy vitesh nga kriza e Covid-it, prodhuesit preken më shumë nga kriza ekonomike dhe lufta në Ukrainë, dhe drithërat janë në shënjestër. Analizat tregojnë se buka në vendin tonë është ndër më të shtrenjtat në rajon, qytetarët reagojnë se sa herë dalin në pazar përballen me një surprizë të re çmimi, por prodhuesit sqarojnë pse është kështu 
 
“Çmimi i energjisë elektrike varion nga 60 deri në 90 euro megavat për orë. Me tej ka subvencione të përshtatme në raport me grurin dhe me lëndët e para të cilat shteti i subvencionon me çmime tejet të ulëta, dhe si të tilla ia jep bizneseve, me kusht që biznesi të mbajë një çmim të mundshëm, relativisht të ulët të bukës.”, tha Georgievski.
 
Prodhimi i bukës dhe brumërave të bardha është një proces i kushtueshëm dhe për këtë arsye çmimi aktual nuk mund të mbahet për një kohë të gjatë. Nga Oda e Agrobiznesit sugjerojnë që nëse duam të mos rritet çmimi i bukës është i nevojshëm planifikimi, si vënia në funksion e të gjitha kapaciteteve vendase për prodhimin e energjisë së vet, aktivizimi i rezervave të mallrave dhe thjeshtimi i zbatimit të kompanive me fotovoltaikë.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI