NBA, Brooklyn rikthehet te suksesi

17.01.2015 16:49

Jarret Jack dhe Brook Lopez shënuan nga 26 pikë secili duke ndihmuar Brooklyn Nets të rikthehej te fitorja në NBA pas 7 humbjeve radhazi....

Skuadra nju-jorkeze surprizoi jo pak pasi ja doli të triumfonte brenda në kryeqytet përballë Washington Wizards me rezultatin e thellë 102-80.

Në sfidat e tjera të Nba, spikat suksesi i Cleveland brenda në Kaliforni përballë Los Angeles Clippers me rezultatin 126-121. Skuadra nga Ohajo ju fal dyshes Irving-James që realizuan sëbashku 69 pikë duke ndihmuar Cavaliers të siguronte fitoren e dytë radhazi.

Nuk di të bëjë skonto Atlanta Haëks e cila koleksionoi fitoren e 11 rresht pasi mundi në Air Canada Center, Toronto Raports 110-89. Një sukses me peshë regjistroi edhe San Antonio Spurs. Kampionët në fuqi nuk e patën të vështirë përballë Portland Blazzers, pasi i mposhtën këta të fundit me rezultatin 110-96.

Nevojitej një Kevin Durant në superformë për të prishur serinë prej 8 fitoreve radhazi të Golden State. Falë 36 pikëve 9 reboundeve dhe 4 asiteve të realizuara nga ylli i saj Oklahoma City Thunder kaloi Warriors 127-115.