Maqedoni

“Gjaku i papastër”: Zhan Mitrev në prokurori, i konfiskohet pasaporta

12.08.2022 17:33

Kardiokirurgu Zhan Mitrev është paraqitur para prokurorit Gavril Bubevski...

Kardiokirurgu Zhan Mitrev është paraqitur para prokurorit Gavril Bubevski, i cili udhëheq rastin e hapur pas dyshimeve se në klinikën e tij, janë mashtruar pacientët Covid të trajtuar me sistemin e hemofiltrimit, për një cmim që varionte nga 3-5 mijë euro për një seancë. 
 
Atij i është konfiskuar pasaporta e nëse prokuroria vërteton akuzat, i kërcënohet burgim nga një deri në 10 vjet.
 
“I dyshuari në periudhën nga prilli 2020 deri në vitin 2022, si person juridik – institucion shëndetësor privat, me qëllim për përfitime pasurore të kundërligjshme, me paraqitje të rrejshme të fakteve, ka mashtruar pacientët e trajtuar për COVID-19 me metodën e hemofiltrimit”, thonë nga PTHP.
 
Nga Klinkata Zhan Mitrev, thonë se janë të hapur për bashkëpunim me institucoinet e do të vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet që e vërteta të dalë para opinionit publik. Kallëzimi penal vjen pas hulumtimit të IRL-së, që bazohet në 24 raporte të qytetarëve nga Maqedonia e veriut dhe Kosova të cilat janë hetuar dhe verifikuar për gati dy vite.
 
Qytetarët që dhanë dëshmitë e tyre në dokumentar, thanë se janë detyruar të shesin prona për të shpëtuar jetën, por në fund disa prej tyre kanë mbetur pa para dhe pa njerëzit e tyre më të afërm e akuzojnë klinikën se përmes procedurës së pamiratuar, ka eksperimentuar me jetën e të afërmve të tyre.