Maqedoni
Zgjedhjet për këshillin komunal, ASH: Fushata në Tetovë, fushatë kontratash
12.08.2022 17:56
Aleanca për Shqiptarët ka shprehur shqetësime se partitë në pushtetin qendror dhe lokal në Tetovë...

Aleanca për Shqiptarët ka shprehur shqetësime se partitë në pushtetin qendror dhe lokal në Tetovë, janë duke bërë fushatë me nënshkrimin e kontratave në vepër me qëllim që më pas t’i shantazhojnë edhe kërcënojnë të njëjtit.
“Në këtë fushatë në vend që të kemi një garë reale platformash, ofertash e vlerash njerëzore, për fat të keq nga ana e partive që kanë pushtet, qoftë lokal a qendror, po zhvillohet një garë se kush do të ofrojë më shumë kontrata pune, të cilat kontrata po shndërrohen në mjet kërcënues e shantazhues për qytetarët. Kjo praktikë e nisur moti nga BDI, tani po përdoret edhe nga partitë e tjera që kanë pushtet qoftë lokal a qendror. Mjafton të kenë një drejtori dhe në çast e shndërrojnë atë në dyqan punësimesh të përkohshme”, u shpreh Vjollca Berisha nga ASH.
