Feliks Nojrojter triumfon në Vengen
Njëri nga mbretërit e disciplinës “Sllallom”ka përfunduar si I pesti në vozitjen e parë,ndërkaq eliminimi I Marsell Hirsherit I shkoi mjaft për shtati...
Në orvatjen e dytë Nojroter ishte I jashtëzakonshëm, arriti rezultat të dytë ku ishte më I dobët vetëm se Mario Mot, ama ai ishte I 17-ti në vozitjen e parë kështuqë ioshte I privuar të konkuron për medalje.
Krejt ndryshe nga kjo,më I miri pas garës së parë, Suedezi Matijas Hargin,ishte I zbehët për herë të dytë me c`rast I hapi shteg Nojroterit për fitoren e dytë këtë stinor.
I dyti ishte Stefano Gros nga Italia me vetëm 20 të qintat ngecje kundruall të parit.ndërkaq I treti Norvexhezi Henrik Kristoferson me 44 të qintat kohë më të dobët.
Për shkak të dështimit të Marsell Hirsherit, Feliks Nojroter ka marrë lidershipin në radhitjen e përgjithshme në slalom, me 420 pikë, 44 më shumë se Austriaku, I cili megjithatë akoma gëzon avantazhin në plasmanin e përgjithshëm. Ndërkaq, gara në konkurrencë të femrave e cila duhej të vozitet sot në Kortina Dian Peco të Italisë është shtyrë për shkak të reshjeve të dendura të borës. (Sami Ademi TVM2)