KONGRESI I PPD-së

Teuta Llala kryetare e re e PPD-së

17.01.2015 17:08

Partia për Prosperitet Demokratik sot në Tetovë ka mbajtur kongresin e gjashtë, me cka u zgjodhën anëtarët e kuvendit qendror dhe Kryetari i Partisë...

Me këtë rast nga gjithsejt 247 delegatë të pranishëm unaninimisht për Kryetar të Partisë për Prosperitet Demokratik u zgjodh znj.Teuta Lllalla. Kryetarja e re e PPD-së Teuta Llalla ka falenderuar delegatët për përkrahjen dhe votëbesimin që i dhanë në këtë detyrë të lartë politike, qëllimi i të cilës sipas saj është rikthimi i shpresës dhe i dinjitetit kombëtar.

“Që prej kaq vitesh sa nuk ishte PPD aktive në Kuvendin e Maqedonisë këto cilësi janë shkelur.Ky rikthim kësaj rradhe ishte më i mundimshëm se herëve tjera sepse dolën nga burgu i padrejtë Vullneti, Adnani dhe Amiri, nga guximi dhe dëshira e 1.000 qytetarëve që haptazi para notarit të nënshkruajnë fletë aderimin për PPD-në si dhe nga guximi i 186 qytetarëve që ta mbrojnë platformën politike të PPD-së para gjykatës dhe ai lindi nga vullneti dhe këmbëngulja e nismëtareve të PPD-së për ta rikthyer këtë fole të demokracisë në jetën politike” – tha Kryetarja e Partisë për Prosperitet Demokratik, Teuta Llalla.

Kryetarja e re e PPD-së Teuta Llalla ka hedhur akuza edhe në drejtim të partisë shqiptare në pushtet BDI-së dhe asaj në opozitë PDSH-së.

“Sot Shqiptarët janë pa mbrojtje. Partitë shqiptare në Parlament grinden njëra me tjetrën. Partia në pushtet është shndërruar në zëdhënëse të politikës së VMRO-s. Kuadri i paaftë i sajë është bërë objekt diskutimi i Komisionit dhe i Parlamentit Evropian dhe ambasadave të huaja në vend. Partia tjetër shqiptar në opozitë, kënaqet duke luftuar dhe shkatërruar partitë shqiptare opozitare më të dobta dhe kur i duhet atij për interesa, ia voton buxhetin VMRO-DPMNE, duke e nxjerr nga balta. Nuk duhet njerëzit të mashtrohen me fjalë boshe dhe fjalime emocionale, duhet më shumë dije e guxim, prandaj nuk duhet që shqiptarët të humbin kohën me premtime të parealizueshme” - tha Kryetarja e Partisë për Prosperitet Demokratik, Teuta Llalla.

Ndryshe në kongresin e gjashtë të PPD-së të pranishëm ishin 247 delegat të deleguar nga nëndegët dhe degët e PPD-së. (Miftar Emini, TVM2)