Tetovë, gurthemeli për prodhimin e makinave elektrike

13.08.2022 15:17

Është vendosur sot gurthemeli i fabrikës për prodhimin e makinave elektrike E-GO....

Është vendosur sot gurthemeli i fabrikës për prodhimin e makinave elektrike E-GO, investim  i familjes Destani. Investimi në fazën e parë kap vlerën e 130 milion eurove, ndërsa pritet të punësohen rreth 1000 persona, trend ky që, me kalimin e viteve, pritet dhe të përforcoj kapacitetet e veta, si në prodhim po ashtu edhe në shtim të numrit të të punësuarve.

Drejtuesi i kompanisë Ecolog, Lazim Destani, ka paralajmëruar se edhe pse ky nuk është investimi i vetëm i kësaj kompanie në vendin tonë, nuk do të jetë as edhe i fundit.

“Si sot para 50 vitesh dola në Gjermani për më shumë mundësi pune, ndërsa sot ndjehem shumë i lumtur të ju përcjelli mundësitë e Gjermanisë këtu. Ky projekt nuk është investimi ynë i parë në Maqedoninë e Veriut dhe rajonin tonë, por gjithsesi është investimi ynë më i veçantë deri më tani. Arsyeja që më gëzon më shumë është fakti se në këtë fabrikë do të punësohen shumë të rinjë e të reja, ashtu siç edhe e kemi përmend, e përsëris edhe me këtë rast se, afaristët, sidomos investitorët nga diaspora e kanë për obligim të realizojnë investime në rajonin tonë. Andaj të punojmë edhe më shumë për ta mbajtur rininë këtu” – tha afaristi Lazim Destani.

Fabrika pritet të përfundojë brenda dy vitesh, ndërsa perodhimet e saja, konkretisht makinat elektrike, do të destinohen për tregun vendor dhe të jashtëm, të njëjtat u prezantuan edhe para të pranishmëve. (Visar Sadiki, TVM2)