Në Tabanoc për dalje nga vendi pritet rreth dy orë

13.08.2022 13:40

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë...

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta, ndërsa në Tabanoc dhe Pelince për dalje nga vendi pritet rreth dy orë.

Në vendkalime tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e veturave, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.