PROVOKIMET

Mediat vazhdojnë të jenë provokatorë më të mëdhenj

17.01.2015 17:31

Në Maqedoni vazhdon që të përdoret gjuha e urretjes dhe pse në baz të kodit penal nxitësit e urretjes fetare dhe etnike dënohen deri në 5 vite burg....

Ekspertët medial vlerësojnë se fatkeqësish, përveç rasteve konkrete,  mediat në vend vazhdojnë të përdorin gjuhën e urretjes, ndërsa institucikonet përkatëse vazhdojnë të jenë të heshtura. Petrit Saraçini nga Instituti Maqedonas për media deklaron që , shteti, prokuroria, MPB-ja, gjykatat janë ato të cilat duhet të merret me më tepër kujdes në këto çështje.

Ai shton se edhe gjithë shoqëria duhet të distancohet nga gjuha e urretjes dhe sidomos ndaj provokimeve të cilat ajo i sjell.

“E dini se në Maqedoni ka vetëm një rast, për dënim për vepëm e cila është inkurajim i urrejtjes, është rasti i ndezjes së flamurit maqedonas në Strugë. Kemi shumë urrejtje, shumë gjuhë të urretjes, shumë vepra të kryera në bazë të urrejtjes, mirëpo për fat të keq nuk ka veprim të shtetit lidhur me këto vepra. Gjuha e urretjes është e gjithëpërhapur për mediat në Maqedoni, për fat të mirë jo në mediat tradicionale kohëve të fundit, por ka edhe aty gjuhë të urretjes. Ka media të cilat japin kontribut që mos përhapet gjuha e urretjes por ka edhe media të cilat përdorin atë” – tha Petrit Saraçini nga IMM.

Nga BFI thonë se ëshët i gjykueshëm veprimi i çdokujt i cili provokon në një farë mënyre ndenjat e tjetrit. Dekani i Fakultetit të shkencave islame, Faredin Ebibi  nënvizon se BFI në Maqedoni gjithmonë qëndronë në anën e atyre të cilët respejtojnë satndardet, pasi dihet botërisht që feja islame, është e pranuar në të gjithë botën dhe si i tillë duhet të respektohet, ndërsa provokimet e natyrave të ndryshme janë të papranureshme dhe të pa tolerueshme.

“Si çdo herë por edhe tani, ngrejmë zërin lartë për moscënimin dhe porekjen e vlerave fetare, për arsye se BFI dhe përkrahësit e saj vazhdimisht i ka edukuar dhe edukon që vlerat e paprekshme të çdo kujt qofshin të mos preken për arsye se ky është edhe rregulli mbi bazën e së cilës funksionon BFI, ata kanë bindjen e tyre, ne kemi bindjen tonë dhe mbi bazën e kësaj ne jetojmë dhe organozojmë jetën fetare në RM. Por veprimet e pakontrolluara të grupeve të caktuara dhe individeve nuk i arsyerton aktet të cilat vetë parimet islame i dënojnë aktet e dhunës, për shkak se feja jonë është fe e paqes, e tolrancës është fe mesatare” – tha dekan i fakultetit të Shkencave Islame, Faredin Ebibi.

Sipas Kushtetutës së Maqedonisë, të gjithë atë që nxisin urretje fetare apo etnike në vend, duhe të dënohen me burg prej 1 deri në 5 vite. (Mefail ISMAILI, TVM2)