Reformat tatimore, Baush: Shumë kompani rrezikojnë të shuhen
Propozimi i fundit nga Ministria e Financave....

Propozimi i fundit nga Ministria e Financave për rritjen e taksave mund të sjell vështirësi në sektorin real të biznesit, duke marrë parasysh se ato kanë kaluar disa faza të krizave prej kohës së pandemisë e deri te e fundit me inflacionin, vlerëson eksperti ekonomik, Abil Baush.
Sipas tij, kjo mund të çojë deri tek mbyllja e shumë kompanive, e nga ana tjetër është kërcënim edhe për rritjen e ekonomisë gri.
“Ne jemi në një fazë të një far lloj recisioni ekonomik dhe është normale që disa kompani edhe të shuhen, të mos eksiztojnë, disa të tjera të kenë vështirësi, por mos haroni se pas cdo aspekti të recesionit ne vijmë në një fazë të ekspanzionit. Unë frigohem mos kalojmë në fazën e ekonomisë së përhimtë, në atë fazën ku do të fillojë të ketë një far lloj evazioni fiskal të tatimeve” – tha eksperti ekonomik, Abil Baush.
Sipas Baush ky ligj duhet të kontrollohet mirë, të shihet se sa mund të tërhiqet nga vetë ekonomia, sa mund të rikthehet dhe çfarë impakti mund të ketë për ekonominë e vendit.
“Me rrogën minimale kompanitë hasën në vështirësi shumë më të madhe se kjo e cila po paralajmërohet, por nëse analizohet mirë tërheqja e të hollave nga sektori real, mandej menaxhimi i mirë i investimeve kapitale do ti mundësoj këtyre kompanive të jenë konkurrent edhe në tregjet e tjera, mendoj që do të jetë një impakt i mirë, por ama kjo është një periudhë kohore afatmesme dhe afatgjate, për momentin në periudhë afatshkurte do të kenë vështirësi kompanitë deri sa të adaptohen në tatimin e ri” – deklaroi Baush.
Përmes reformave të paralajmëruara tatimore shteti duhet të mbledhë të paktën 54 milionë euro të tjera nga qytetarët dhe ekonomia.
Ministri i Financave Fatmir Besimi ka theksuar se nuk është planifikuar rritje e tatimit, por zgjerim i bazës tatimore, që do të thotë se gjërat që nuk janë tatuar më parë tani do të taksohen ose do të hiqen disa lehtësime tatimore.
Sipas Besimit me vendosjen e këtij sistemi do të rimëkëmbet ekonomia dhe do të krijohen norma më të larta dhe të qëndrueshme të rritjes ekonomike, nëpërmjet menaxhimit strategjik, llogaridhënës dhe transparencës të financave publike.
Me ndryshimet që duhet të hyjnë në fuqi nga fillimi i vitit të ardhshëm, parashikohet heqja e përjashtimit nga tatimi në bazë të fitimit të ri investuar, hjeqje dhe lirim tatimor për shtyllën e tretë pensionale, sigurimin e jetës dhe sigurimin shëndetësor privat për punëtorët dhe pagimin e kontributeve për honorarët. (Armend Murseli, TVM2)
