Zërat për dokument të ri me Sofjen, Ramadani: S’ka, protokolli duhet zbatuar
Dokument tjetër për t’u nënshkuar mes Shkupit dhe Sofjes nuk ka.....

Dokument tjetër për t’u nënshkuar mes Shkupit dhe Sofjes nuk ka, përpos që duhet të bëhet operacionalizimi i punëve të përditshme të qeverisë kalimtare bullgare edhe në raport me Maqedoninë e Veriut, vlerëson analisti politik, Ismet Ramadani.
Sipas tij, palët janë të detyruar të koordinohen mes veti për dinamikën dhe mbarëvajtjen e punëve dhe obligimeve që kanë dalë si rezultat i protokollit dypalësh.
“Dokument tjetër nuk nënshkruhet, por kjo nuk do të thotë se nuk do të bëhet bisedë për ndonjë dinamikë të punëve që i përfshin protokolli midis dy shteteve, shembull, dinamika e punës të komisionit të historianëve të cilët patjetër të bëjnë një dinamikë, sepse tek e fundit edhe në kornizën më BE-në për hapjen e bisedimeve, komisioni duhet të jep një raport vjetorë deri ku kanë arritur punët” – tha analistik politik, Ismet Ramadani.
Retorika e VMRO-së për marrëveshjen e përfolur, Ramadani: E bëjnë për poena politike ditore
Sipas Ramadanit, përpjekja e VMRO-DPMNE-së për të mbushur mendimin e opinionit sidomos atë maqedonas se kryeministri teknik i Bullgarisë do të paraqes ndonjë plan të ri në raport me RMV-në, është vetëm një propagandë për poena politike.
Ramadani thotë se qeveria teknike bullgare nuk ka të drejtë kushtetuese, as të vendosë, e as të miratojë vendime të reja politike dhe këtë e di edhe VMRO-DPMNE-ja e Mickovskit.
“Kjo mënyrë e propagandës shfrytëzohet vetëm për të krijuar kushte që kanë të bëjnë me zgjedhjet e parakohshme, poentim para një mase të qytetarëve të cilët edhe ashtu janë të pakënaqur për shkak të krizës ekonomike, një patrotizëm i rrejshëm. Të gjitha këto nuk i përkasin një partie serioze dhe një pretendim nesër të jetë kryeministër siç është Mickovski, sepse partia e madhe ka edhe obligim ndaj faktorit ndërkombëtar, partive të djathta popullore, të jetë shumë më serioze në sjelljet politike” – u shpreh analistik politik, Ismet Ramadani.
Ditë më parë, ministri i jashtëm në qeverinë kalimtare bullgare, Nikollaj Millkov, tha se Sofja po përgatit një dokument të shkruar mbi implemenimin e detyrave që i prodhoi Protokolli dypalësh, ku mes tjerash potencoi se një operacionalizim të tillë, pret t'a përpilojë edhe shteti fqinj.
Deklarata e ministrit bullgar Millkov në media dhe opinion u interpretua si paralajmërim i Sofjes për marrëveshje të re me Shkupin, informacion i cili u hodh poshtë nga Ministria e Punëve të Jashtme. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
