Zelensky: BE të ndërpresë vizat për rusët

13.08.2022 15:44

Moska paralajmëroi se çdo veprim i SHBA-së.....

Moska paralajmëroi se çdo veprim i SHBA-së për ta shpallur Rusinë një "shtet sponsor të terrorizmit" mund të rezultojë në ndërprerje të plotë të marrëdhënieve diplomatike.

Ministria e Jashtme ruse i tha agjencisë shtetërore të lajmeve TASS se marrëdhëniet diplomatike me Uashingtonin do të dëmtoheshin keq dhe madje mund të ndërpriteshin nëse Rusia shpallet “shtet sponsorizues i terrorizmit” nga Senati i SHBA-ve.

Ndërkohë Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky ka ripërsëritur thirrjen ndaj vendeve anëtare të BE-së që të ndalojnë vizat për qytetarët rus.

Është e nevojshme që blloku të mos bëhet "supermarket", i hapur për këdo që do të hyjë në BE.

“Duhet të ketë garanci që vrasësit rusë ose bashkëpunëtorët e terrorit shtetëror të mos mund të përdorin viza Shengen. E dyta nuk guxojmë ta shkattrojmë vet idenë për Europën, vlerat tona të përbashkëta evropiane. Prandaj Europa nuk guxon të shndërrohet në supermarket ku nuk është me rëndësi se kush hyn dhe ku me rëndësi është që njerëzit paguajnë për mallin e tyre” – tha Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zenensky.

Disa vende të BE-së, përfshirë tri shtetet baltike dhe Republikën Çeke, kanë lëvizur tashmë për të kufizuar udhëtimin dhe vizat e punës për rusët, dhe ministri i jashtëm çek, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së, ka mbështetur thirrjet për një ndalim të tillë në mbarë bllokun. Poashtu Kievi dhe Moska vazhdojnë të shkëmbejnë akuza për rreziqet e luftimeve pranë centralit bërthamor të Zaporizhjas, për të cilin Kombet e Bashkuara thanë se duhet të çmilitarizohet zona rreth tij.

Zaporozhja është centrali më i madh bërthamor në Europë dhe në të gjenden gjashtë nga 15 reaktorët që gjenden në Ukrainë. Forcat ruse e kanë nën kontroll këtë central që nga ditët e para të pushtimit në Ukrainë. (Gyltene Sinani, TVM2)