Manastir, mbyllja e konsulatës, Rusia e pakënaqur

13.08.2022 18:56

Autoritetet ruse kanë reaguar ndaj vendimit të Maqedonisë së Veriut....

Autoritetet ruse kanë reaguar ndaj vendimit të Maqedonisë së Veriut për ndërprerjen e vlefshmërisë së pëlqimit për emërimin e një konsulli nderi të Federatës Ruse me seli në Manastir, që paraqet mbylljen e konsullatës.

Ministria e Punëve të Jashtme ruse thotë se me këtë akt, vendi edhe një herë ka bërë një gjest politik dhe armiqësor që do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve tashmë të përkeqësuara maqedonase-ruse.

Sipas Moskës, kjo është rezultat i një demonstrimi të besnikërisë së verbër të Maqedonisë së Veriut ndaj aleatëve perëndimorë, politikës së tyre të sanksioneve dhe presionit brutal ndaj Rusisë.