Familja Nuhiu me banesë të re
Familja Nuhiu nga Çairi, e cila jetonte me qera me vite bëhet me kulm. Ata vazhtojnë të fërkojnë sytë duke mos besuar se banesën që e gëzojnë është e tyre...

Per kete familje ky eshte edhe nje kapitull i ri i cili u dha fund vuajtjeve.
“I bien derës kur shoh aga Dali ishte me atë personin, u them hajde bujrum ajo që ka qëlluar ham, une nuk e di për çfarë është puna, ishte Ramazan vakt iftari , jo tha ne kemi hangër por edhe ti do ta prishim iftarin, unë thash pale çfarë gabimi kam bërë, dhe thash mos vet për mua, jemi ulur bëjmë muhabet, më tha o shok kish qenë i drejt te Zoti, ja pafsh hajrin banesës, nuk e dija veten ku jam, më erdh se di si” – tha kryefamiljari, Eshtref Nuhiu.
Dy gjërat që ngrejnë pozitën e njeriut janë ndihma e nevojtarëve dhe modestia, pikërisht i tillë është edhe humanisti nga Shkupi i cili ua ka bërë dhurat banesën dhe dëshiron të ngelet anonim. Ai nuk ka mundur të ri indiferent pasi është njohur me hallin e kësaj familje.
“Isha në xhami, pasi dola u ula të pi çaj, dhe u nisa të shkoj në shtëpi, am nis këtu pari të shkoj në shtëpi në këmbë kur ma bën ai ec këtu, kam ardhur dhe ma bën urdhëro celsat, ja pafsh hajrin, ditë e xhuma ka qenë dhe më dukej pruga e vogël, thash të shkoj tu tregoj fëmijët në shtëpi ma shpejt. Kur kam hy në shtëpi thash hajdeni këtu te unë, kur kanë ardhur të gjithë kjo ka ardh sefte tha çka ka babi, i thash i kam marë çelsat” - tha kryefamiljari, Eshtref Nuhiu.
“Jo nuk do ti harroj, ata që më kanë ndihmuar, falëminderit prej atyre, prej juve, prej të gjithëve” – tha Shengyle Nuhiu.
Gëzimi është i pa përshkrueshëm edhe për 4 fëmijët të cilët në mungës të fjalëve mundohen të tregojnë me krah se sa janë të gëzuar. (Rina Turkeshi Saiti, TVM2)
