Bashkimi Europian, Kosova e Serbia të ndalin retorikën nxitëse

14.08.2022 13:48

Bashkimi Evropian ka ftuar liderët politikë në Kosovë...

Bashkimi Evropian ka ftuar liderët politikë në Kosovë dhe Serbi që menjëherë t’i japin fund retorikës nxitëse dhe të veprojnë me përgjegjësi.

Në deklaratën e lëshaur nga zëdhënësi, Peter Stano, thuhet se BE-ja ka shprehur shqetësim për deklaratat në të cilat përmenden lufta dhe konflikti, dhe ka shtuar se “do t’i mbaj përgjegjës liderët politikë për çfarëdo përshkallëzimi të situatës në rajon”. 

Rritja e retorikës nxitëse kohëve të fundit nga ana e zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë, në veçanti deklaratat rreth luftës dhe konfliktit në Ballkanin Perëndimorë paraqesin shqetësim të madh. Politikanët e lartë nga të dyja palët do të mbahen përgjegjës për çfarëdo përshkallëzimi që mund të qoj deri tek ndonjë rritje të tensioneve dhe potencialisht në dhunë në rajon”, thuhet në deklaratë, në të cilën kërkohet që të dyja palët duhet “menjëherë t'i japin fund armiqësive mes tyre dhe deklaratave nxitëse, si dhe të veprojnë me përgjegjësi”. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dit më parë ka ngritur shqetësimin se Serbia e nxitur dhe përkrahur edhe nga Rusia mund të tentojë të përshkallëzojë situatën deri në konflikt të armatosur. Shqetësimet e Kurtit edhën pasi Presidenti i Serbisë, Akeksandër Vuçiq iu kundërvu aplikimit të reciprocitetit ndaj Serbisë nga ana e Kosovës, pas çka serbët lokal në veri të Kosovës vendosën barikada, ndërsa u dëgjuan edhe të shtëna armësh.

Ndërsa edhe Vuçiq ka akuzuar palën kosovare se në veri po përgatitet “likuidimi të popullit” serb gjë që është mohuar kategorikisht nga pala kosovare.

Megjithate Kryeministri i Kosovës, Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Vuçiq do të takohen në Bruksel me 18 gusht. BE-ja thotë se të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve duhet të adresohen përmes dialogut.

“BE-ja pret që dy liderët të diskutojnë këto tema sfiduese në takimin e radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, të ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell”.

BE-ja thotë se bashkë me EULEX-in në Kosovë, është në koordinim të afërt me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë, në veçanti Shtetet Bashkuara të Amerikës.

Më 17 gusht, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takojë ndaras në Bruksel kryeministrin e Kosvës Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. (Gyltene Sinani, TVM2)