Mickovski: Po u ndryshua kushtetuta, tërhiqem nga politika
Kryetari i VMRO-DPMNE -së, Hristijan Mickovski....

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, ka paralajmëruar se do tërhiqet tërësisht nga politika nëse një deputet i opozitës voton në Kuvend ndryshimet Kushtetuese të clat u bënë obligative me pranimin e propozimit francez.
VMRO-DPMNE do të vazhdojë ti kundërvihet këij procesi ku qëllimi vetëm është asimilimi i popullit maqedonas, gjegjëisht bullgarizimi dhe jo europianizimi i tij ka shtuar Mickovski.
“Këtu tani vjen pengesa e parë, e ajo është mos ndryshimi i Kushtetutës. Edhe pse nga pushteti do të vazhdojnë me presionet dhe deklaratat se ka deputet nga udhëheqsia, unë them se nuk ka të tillë. Unë këtu dua ta mbylli këtë teme me çmimin e karrierës time profesionale dhe politike se persona të tillë nuk ka, unë garantoj. Do të shkoj, do ta lë politikën dhe asnjëherë më nuk do të mirrem me politikë nëse deri sa unë jam kryetarë në këto kushte ndryshohet Kushtetuta” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Sipas Mickovskit, nga pala bullgare në vazhdimësi do të ketë kushtëzime, provokime dhe kërkesa të reja dhe kjo sipas tij nuk është kërkesë e Evropës, por se bëhet fjalë për qëllimet e pandershme të qeverisë Bullgare dhe asaj të vendit.
Provokimet do të vazhdojnë sidomos tani në periudhë të zgjedhjeve në Bullgari. Mickovski njëherit njoftoi se sa i përket çështjes së referendumit, debati brendapartiak me partenerët e koalicionit do të vazhdojë dhe së shpejti do të kenë qëndrim se si do të veprojnë në këtë rast.
LSDM: Mickoski të dorëhiqet menjëherë
Lidhur me deklaratën e Mickoskit kanë reaguar nga LSDM.
“Hristijan Mickoski të mos pres, mundet menjëherë të japë dorëheqje dhe të largohet nga politika, pasi të gjitha përpjekjet e tij për të penguar dhe destabilizuar shtetin kanë dështuar. Mickoski, i cili vet u deklarua si politikan anti-BE, edhe një herë konfirmoi se referendumi që po e paralajmëron dhe për të cilin nuk e di as formën e as pyetjen, është vetëm për përdorim brendapartiak dhe personal. Kërkesat për referendum kundër gjuhës maqedonase të Mickoskit pasuan pasi dështuan të gjitha përpjekjet e tij për ta ndalur shtetin, për të bllokuar të ardhmen evropiane, me skenarët e përgjakshëm për destabilizimin dhe shkaktimin e konfliktit etnik”.
Sipas LSDM-së Mickoski punon në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare, nuk pajtohet që kemi filluar negociatat me BE-në, me një gjuhë maqedonase të mbrojtur në Union dhe identitet, veçoritë kulturore dhe gjuhësore të mbrojtura të popullit maqedonas. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
